Sot u organizua “Panairi i Darsisë” në Njësinë administrative Ballagat, ku banorët e zonës prezantuan prodhimet e tyre të shumta e të bollshme.

Zona e Darsisë fillon nga liqenin i Kasharajt mbi qytetin e Lushnjës dhe përfundon në Belsh, ku në të dy anët e saj mes kodrave me ullinj e drufrutorë ka potencial të jashtëzakonshme agroturistike. Çdo vit, pushteti vendor organizon panairin agrobujqësor të zonës. Në këtë panair ekspozohen prodhimet e shumta të zonës si linjat e prodhimit të vajit të ullirit, ku në Stenda ka emra të ndryshëm. Në këtë panair nuk kanë munguar edhe prodhimi i perimeve, gjithashtu nuk mund të mungonte kulinaria tradicionale nga lokalet por edhe gatimet e banorëve. Mbi të gjitha binte në sy çertifikimi i vajit të ullirit të kësaj zone i cili është jo vetëm për tregun vendas, por edhe për tregun ndërkombëtar.

Panairi u përshëndet edhe nga Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa e cila përmendi faktin se falë potencialit që ka kjo zonë shumë shpejt do të jetë një nga zonat më të njohura agroturistike në vend.

Në panair pati dhe një koncert nga nxënësit e shkollës me këngë e valle popullore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *