Sot në Vlorë u bë ngritja ceremoniale e flamurit në prani të të gjithë drejtuesve të shtetit shqiptar Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama, Kryetares së Parlamentit Lindita Nikolla dhe Kryeministrti të Kosovës Albin Kurti. Gjithashtu të pranishëm ishin Flamur Mamaj Prefekti i Vlorës, Kryetari i Bashkisë Ermal Dredha dhe Baba Mondi. Ata vendosën kurora me lule pranë monumentit të Pavarësisë në Sheshin e Flamurit.

Ishkryeministri Sali Berisha gjithashtu ka zhvilluar homazhe në monumentin e Pavarësisë në Vlorë dhe ka vendosur lule në monumentin pranë Sheshit të Flamurit. Para gazetarëve Berisha tha se Edi Ramën “do ta paketojnë dhe do ta çojnë në Serbi, aty ku e ka vendin”.

Paradat festive me rastin e ditës së Pavarësisë u zhvilluan në Tiranë dhe në Vlorë.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”ov3AbLF-3iI”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *