Takimi mes dhomave te veterinarisë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut u zhvillua në ditën e 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve, në vendet kufitare për të eleminuar sëmundjet e transmetueshme, por edhe tregu i lirë i punës për mjekët veterinare në vendet ndërkufitare ka qënë qëlllimi i takimit i cili u mblodh në kuadër të intesifikimit te marrëdhënieve midis  dhomave dhe  forcimit rajonal kundrejt kërkesave dhe standarteve të tregut dhe Bashkimit Europian. Gjithashtu rritja e standarteve te mjekëve veteriner, trajnimi i vazhduar dhe tregu i lirë i punës midis shteteve, përkthehet në shëndet për konsumatorin.

Me Republikën e Maqedonisë së Veriut kjo marrëveshje rinovohet ndërsa për Republikën e Kosovës kryhet për herë të parë.

Marrëveshja u nënëshkrua nga Arsim Ademi Kryetar i Dhomës së Kosovës, Tomislav Nikolovski Drejtori Ekzekutiv i Dhomes së  Maqedonisë së Veriut dhe Ervin Resulit President i Urdhërit të Mjekut Veterinar Shqiptar.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”JPi_UXys7NA”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds