Partia e Lirisë mblodhi këtë të shtunë Konventën Kombëtare për zgjedhjen e drejtuesve të rinj. Ilir Meta para gazetarëve foli dhe për marrëdhëniet me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, njëkohësisht edhe deputete e PL, me të cilën ka pasur mosdakordësi në mendime për organizimin e partisë.

Meta tha se do të ketë ndryshimeve statutore që do ta shkëpusë partinë nga nepotizmi, por ky ndryshim largon bashkëshorten e tij dhe bashkëpunëtorët e saj nga strukturat. Zonja Kryemadhi e pashqetësuar për këtë gjë tha se prioriteti i saj janë fëmijët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *