Kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë për përgatitjet e PS-së për zgjedhjet lokale të vitit 2027.

Ai tha se partia do të nisë një proces të ri, i kombinuar me komunikim intensiv dhe angazhim në terren, me qëllim të sigurojë një rezultat më të mirë.

Rama shtoi se procesi do të jetë i hapur me qytetarët dhe do të fokusohet tek punët që janë bërë në vend.

Ai përmendi edhe rëndësinë e adresimit të temave që shpesh keqinterpretohen nga mediat, përfshirë çështjen e drejtësisë.

Kryeministri nënvizoi se PS-ja do të angazhohet në të gjithë territorin për të ndarë me qytetarët arritjet dhe planet e saj për të ardhmen.

FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA:

Jemi këtu për të nisur një proces, i cili është i kombinuar me komunikimin intensiv të PS në të gjithë territorin së bashku me angazhimin tërësor të PS, në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Sot hyjmë në fazën tjetër të punës sonë për zgjedhjet e ardhshme, duke u nisur nga analizat e  bëra dhe forcat që do kemi kapacitetin në terren, kemi të gjitha mundësitë që të mendojmë se do të kemi një rezultat më të mirë. Do të jetë një proces i hapur me njerëzit, përtej guaskave të PS. Me njerëzit dhe për njerëzit do të thotë një përballje në të gjithë territorin për të vërtetat tonë, për punën në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që të adresojmë tema, që marrin drejtime të paditura, nga tenxheret e vlimit mediatike. Siç është drejtësia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds