E shtuna e sotme u duk një ditë e zakonshme jave jo një ditë pushimi nga fëmijët që me çantat në dorë shkuan për në shkollë.  Sot ishte ditë mësimi në shkollat e bashkisë Lushnjë dhe jo vetëm. Ndryshimi nga ditët e zakonshme mësimore ishte që  orët e mësimit u bënë të shkurtuara.

Shkolla e mesme “18 Tetori” nuk zhvilloi sot mësimin në ambientet e saj, pasi sipas informacioneve të marra e ka zëvendësuar këtë ditë mësimore në një ditë tjetër të vendosur nga drejtoria e shkollës.

E shtuna e 25 majit u vendos ditë mësimi me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe ky urdhër u është shpërndarë të gjitha shkollave që do të zëvendësojnë të premten e 15 marsit, e cila u la pushim pas festës së Ditës së Verës.

Më 24 Maj në shkollat 9-vjeçare u mbajt provimi kombëtar i Vanaf-it për nxënësit e klasave të pesta. Ky është një testim pa notë, por që shërben për të matur njohuritë e nxënësve në mbyllje të ciklit fillor.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”W_zvLtnqH60″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *