Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e shpallur nga UNESCO festohet më 21 shkurt të çdo viti.

Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Kryeministri Edi Rama ndau momente nga nisja e fazës gjysmëfinale në shkolla të “Konkursit të Gjuhës Shqipe”.

Rama e cilësoi këtë konkurs “një fije të artë që lidh fillesat e kombit tonë me të ardhmen e tij”.

Në këtë edicion të konkursit morën pjesë 1 022 ekipe nga shkolla të ndryshme të gjithë vendit, një tregues i interesit të lartë dhe angazhimit të nxënësve dhe mësuesve për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës amtare.

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe synon të forcojë aftësitë gjuhësore të nxënësve dhe të kultivojë krenarinë për gjuhën shqipe, duke e kthyer atë në një urë lidhëse mes dijes, kulturës dhe identitetit kombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds