“ Arrest me burg” me afat 60- ditor ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier , për 4 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX për goditjen e skemave piramidale online dhe “ Detyrim Paraqitje” per dy kamarieret Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj. Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra , Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi, kanë mbërritur në gjykatë rreth orës 8:30 të ditës së sotme të shoqëruar nga dy fugonë policie , ndërsa në ambientet e jashtme ndodheshin familjarë të tyre. Në seancën me dyer të mbyllura ata kanë dhënë dëshminë e tyre para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar. Genci Busho dhe prokurore Jonida Allushi. Seanca është ndërprerë pas gati tre orësh ndërsa vendimi është dhënë në orën 14:30.
Mesohet se para togave tę zeza , 6 të akuzuarit kanë thënë se janë viktima të situatës. Ndërkohë , pęr mediat nëna dhe tezja e një prej të arrestuarve , kamarierit Emanuel Taullau , ka pohuar se nuk e dinin që kjo ishte e gabuar . Ia dhashë vetë lekët djalit , ka thënë nëna e Emanuelit .
Mbi 6 të akuzuarit rëndojnë akuzat “ Skema piramidale online “ dhe “ Mashtrim kompjuterik” Ndërkohë operacioni i bluve të Fierit vijon dhe pritet që në ditët në vijim të ketë edhe arrestime të tjera , ndërsa në kërkim janë edhe çifti i bashkëshortëve Erledio dhe Alma Shebeku. Operacioni u shtri në disa qytete , por filloi dhe u finalizua në Qarkun Fier, ku rezulton edhe numri më i lartë i të mashtruarve, veçanërisht në Lushnje dhe Divjakë , ku pjesë e skemës kanë qënë edhe punonjës të administratës shtetërore.