45 deputetë të opozitës kërkojnë ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në administrimin e fondeve të programit IPARD II në bujqësi.

Në një kërkesë zyrtare, deputetët e opozitës argumentojnë se pas “rufizimit të mazhorancës për të zhvilluar një mocion me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor për këtë qëllim”.

Sipas tyre “OLAF i rekomandoi Komisionit Evropian që ta konsideronte një pjesë të financimit të thirrjes së parë dhe të dytë për programin IPARD II në shumën 33 milionë euro të papranueshme, çka më pas solli edhe pezullimin e këtyre fondeve”.

“Po ashtu, u pezulluan edhe fondet e programit IPARD III në shumën 112 milionë euro. Pra, si rezultat i shkeljeve shumë serioze të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale, të cilat OLAF i konsideroi si “kriminale” dhe “korruptive”, fermerëve shqiptar iu mohua mundësia për të përfituar 112 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit IPARD III, pjesë e Marrëveshjes Kuadër IPA III”, argumentojnë deputetët e opozitës në kërkesën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *