Zona e Lushnjës është një ndër zonat me rrisk të lartë nga zjarret e shumta. Vetëm tre ditët e fundit janë regjistruar 8 zjarre, kryesisht në zonat rurale ku më problematike ka qenë zona e Karbunarës që dogji agrume, ullishte e magazina fermerësh edhe zjarri i rënë në Karavasta që dogji qindra rrënjë ullishte. Në konkluzionet e dala nga specialistët e sektorit zjarrfikës Lushnjë si dhe ekspertët e grupit hetimor, në të gjitha rastet zjarret janë shkaktuar nga djegia e mbeturinave bimore nga fermerët, të cilëve u del situata jashtë kontrollit.

Rasti më i fundit i zjarreve është në fshatin Rrupaj, njësia administrative Krutje, ku zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka qenë ndërhyrja emergjente e zjarrfikësve që kanë shmangur djegien e banesave, serave dhe një parku me bletë.

Sotir Boçi banor në Fshatin Rrupaj shprehet se zjarri është i qëllimshëm dhe se rrezikuan të digjeshin banesat

Përgjegjësi i sektorit zjarrfikës Lushnjë zoti Xhezmi Metushi u bën thirrje fermerëve që të lirojnë rrugët e zëna si dhe mos të djegin mbeturinat bujqësore pasi jemi vetëm në fillim të stinës në nxehtë dhe se ligji do të veprojë me gjithë ashpërsinë e tij për ata që shkaktojnë zjarre

Ndërkohë janë ndaluar dy persona për zjarrvënie në Lushnjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds