Në teritorin e qarkut Dibër sot kemi katër vatra zjarri aktive.
Vatra e zjarrit në Plan Bardhë të Bashkisë Klos është e izoluar drejt mbylljes ndërsa vatra e zjarrit ne Malin e Allushit, vazhdon aktive ne kahun verilindor drejt majës së qafës se malit ku dhe janë përqendruar forcat sot si:
30 efektiv të FA.
20 forca të mzsh.

Zjarri ne qafe te Buallit, mbi Rrugen e Arbrit, siper varezave Bulqize,
Faqja jugore e Majes se Lepurit, eshte aktiv rreth kurores se kesaj maje me nje gjatesi te vijes se zjarrit per gati 800 m.
Aktualisht ne teren per monitorimin dhe izolimin e kesaj vije zjarri jane :
Forca zjarrfikese 6.
25 forca të bashkisë.

Vazhdon aktive vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, i zhvilluar në dy vatra të mëdha si në kahun nga Fusha e Pelave nga Mas Deja, si dhe vatra e zjarrit nga kahu lindor i Gurë Lurës ku ka patur intensitet të ulet gjate natës si shkak i uljes se temperaturave. Vatra mbi fshatin Sine të Nj.Adm.Arras vazhdon përparimi duke ju ofruar fshatit Sine por me ritme të ulëta ku do të kihet me shumë vëmendje sot. Po marrin pjesë ne terren :
6 forca efektive të mzsh
35 forca të njësisë Sinë dhe Lurë.

Zjarri ne Zall Gjocaj ka qenë aktiv dhe gjat nates ne dy vatra.
Vatra e pare ne drejtimin Tolle -fush tolle -Qaf Kuqe, Melth -Lami i Madh.
Vatra e dyte aktive dhe gjat nates ne drejtimin Qaf Tane -Memush -Deje.
Ne zone jan nisur 15 forca nga bashkia dhe 30 FA.
Esht e pa mundur izolimi I kësaj vatre nga nderhyrja toksore për shkak të terrenit dhe shtrirjes se madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds