Tensione të ashpra në Kongresin e Qytetit të Meksikos, ku ligjvënësit u përleshën me njëri-tjetrin, pamje që u bënë virale.
Pamjet në fjalë tregonin ligjvënëset duke shtyrë, bërtitur dhe duke i tërhequr flokët njëra-tjetrës në skenën kryesore të sallës. Incidenti ndodhi gjatë një debati mbi një propozim e një reformë që shfuqizonte autoritetin e pavarur të transparencës së qytetit me një organ tjetër.
Tensioni nisi kur përfaqësuesit e Partisë së Veprimit Kombëtar (PAN) të krahut të djathtë iu afruan presidiumit të parlamentit, duke denoncuar një shkelje të rregullave nga partia e majtë Morena, e cila mban shumicën. Siç mund të shihet në video, anëtarët e Morenës u përpoqën të largonin me forcë deputetët e PAN që refuzuan të largoheshin nga skena. Situata u përshkallëzua shpejt, me skena kaosi ku nuk munguan goditjet me bërryla, shtyrjet, deri te tërheqjet prej flokësh.
