Kultura e grurit në Myzeqe që dekada me radhë zinte mbi 50% të tokës arë, vitet e fundit është në zhdukje. Këtë vit bujqësor janë zvogëluar sipërfaqet e mbjella me grurë.

Kostot e larta, çmimi i ulët i shitjes si dhe konkurenca nga vendet e rajonit kanë çuar në një tkurrje historike të sipërfaqes së mbjellë me grurë.

Megjithëse prodhimi vendas me varietete e kultivarë autoktonë ku përqindja e glutenit apo proteinave është në vlerat maksimale 12 – 13 %, furnizimi i tregut shqiptar prej vitesh bëhet nga vendet e rajonit, ku peshën kryesore e zë Serbia apo edhe vendet e tjera si Rusia dhe Ukraina ku vlerat ushqimore të grurit, pra proteinat nuk i kalojnë vlerën e 8%, çka do të thotë një çmim 40 % më i ulët se gruri vendas. Nga shifrat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, për fushën e Myzeqesë, këtë vit janë mbjellë rreth 2800 hektarë nga 8600 të mbjella dy vite më parë.

Fermerët i bëjnë apel qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Bujqësisë për ndërhyrje urgjente në politikat e zhvillimit bujqësor,pasi sipas tyre vite më vonë ky fenomen së të prekë dhe kulturat e tjera bujqësore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds