Mungesa e tregut, ndryshimet klimatike dhe mungesa e fuqisë punëtore, kanë bërë që në disa zona të Myzeqesë, sipërfaqja e kultivuar me shalqi, të reduktohet ndjeshëm. Në fshatin Suk 1 të Roskovecit fermeri Saimir Kodheli thotë se nga 5 ha që kish mbjellë vitin e kaluar, këtë vit ka mbjellë me shalqi 2 ha. Gjithashtu në mungesë të punëtorëve janë familjarët që u vijnë në ndihmë fermerëve
E njëjta situatë paraqitet edhe në zonën e Frakullës, që nuk është e njohur vetëm për kultivimin e luleshtrydhes, por edhe të bostanoreve. Agronomi Erando Troka, thotë se nga 230 ha sipërfaqe e mbjellë me shalqi tashmë është reduktuar në 130 ha.
Ndërkohë edhe në fshatrat e Levanit , sipërfaqet e kultivuara me bostanore janë reduktuar ndjeshëm.
Përballë kësaj situate, fermerët pohojnë se nëse qeveria nuk do të ndërhyjë me politika mbështetëse, kultivimi i bostanoreve në këto zona do të reduktohet tërësisht.