Komandanti i Gardës së Republikës, Simon Zereci ka zhvilluar sot një takim me Kreun e Gjykatës së Posaçme Erion Bani.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Xhuljan Ferzaj.
Mësohet se arsyeja e takimit është siguria në gjykata, çështje që ka tërhequr vëmendjen pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja pak do të më parë në Gjykatën e Apelit.
Takimi vjen pas mbledhjes urgjente të KLGJ të zhvilluar dje. Albana Boksi, anëtare e Gjykatës së Lartë lexoi deklaratën e gjyqtarëve ku kërkohet që gjyqtari i ndjerë të marrë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”. Gjithashtu, salla e mbledhjeve në KLGJ merr emrin e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Në deklaratë pohohet më tej se pavarësisht asaj që ndodhi do të vijojnë veprimtarinë në funksion të drejtësisë, duke gjykuar me paanshmëri dhe ndershmëri.
