Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar. Që në nisje të mbledhjes, fjalën e mori i pari kreu i PD-së, Sali Berisha.
Ai u ndal te nisma e Ramës për të ndryshuar nenin 242 për pezullimet. Berisha akuzoi Ramën se po tenton që të korruptojë Gjykatën Kushtetuese.
“Situata, gjendja në Shqipëri po bëhet edhe më e rrezikshme. Edi Rama po sillet si lopë e çmendur. Po të marr hua një term nga veterinaria, s’mund të ketë kualifikim tjetër. Në një sfidë të hapur të Kushtetutës së vendit, të ligjeve, kodeve të vendit, ai vendos në vend të zbatimit të tyre, të kërkesës së bazuar të Prokurorisë Speciale vendos krijimin e barrierave speciale për mbrojtjen e vetes së tij. Vendos të tejkalojë Kushtetuesen përmes ligjeve personale, krijimin e mburojave në mënyrë që ai dhe organizata kriminale që kryeson, të vijojë plaçkitjen e Shqipërisë. Ai ka degraduar psiqikisht në mënyrë totale. Në amendamentin që ka sjellë për mbrojtjen e tij, për të korruptuar me ligj gjykatësit Kushtetues ka përfshirë dhe ata në mburojën e turpit ligjor ndaj pezullimit nga detyra. Duhet të jesh lopë e çmendur që të mos lexosh kushtetutën e cila në mënyrë taksative përcakton se gjykatësi kushtetues pezullohet. Kushtetuta për gjykatësit kushtetues ka përcaktuar pezullimin, çka do të thotë se gjithçka tjetër, për të ngjashëm, përfshi dhe presidentin që nuk është i zgjedhur nga populli, është i pazbulueshëm nga populli. Kushtetuta në formën e saj dhe ligji nuk pranon pezullimin të zgjedhurve të vetë nga sovrani. Pse ligji ndalon këtë?”, tha ai.
