Seanca e planifikuar për ditën e mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë. Në seancë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur veprimet hetimore dy mujore të bëra ndaj Erion Veliajt dhe avokatët kanë kërkuar kohë për shqyrtimin e akteve. Për këtë arsye seanca është shtyrë për në datën 23 prill në orën 09:30. Në SPAK ditën e sotme janë paraqitur biznesmeni Elman Abule dhe bashkëshortja e tij Marisa Nito. Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar paligjshmërisht fonde publike.