Seanca për marrjen në pyetje të kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli, është shtyrë për më datë 6 nëntor në orën 11.

Shkak është bërë shkresa që i ka shkuar me vonesë nga ana e policisë. Ai ishte parashikuar të paraqitej këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime ne lidhje me një hetim të çelur për shpërblimet e tërmetit.

Prokuroria po kryen hetimet ndaj Suli dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe z.Suli të japë shpjegime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *