Qytetarët shqiptarë votuan dje për parlamentin dhe qeverinë që do t’i qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Procesi i numërimit të votave po vijon në të gjitha KZAZ-të e qarqeve të vendit dhe nga numërimet e qendrave të votimit në rang vendi, PS kryeson e ndjekur nga PD. PSD deri më tani është forcë e tretë.
Në Lushnjë dhe Divjakë dje nisi normalisht procesi i votimit, në orën 7. Votimi nisi me probleme të vogla në disa QV për shkak të pajisjeve elektronike që janë zgjidhur shumë shpejt. Në këto zgjedhje janë thirrur 100744 votues, 3475 më pak se në zgjedhjet e 2021 në 156 qendra votimi në KZAZ 55 dhe 56. Në Divjakë janë thirrur me të drejtë vote 39868 votues, 3008 votues më pak se në vitin 2021.
Nuk munguan edhe ngjarjet e çuditshme si kthimi i një dollapi të vjetër në vend të fshehtë votimi në fshatin Zhamë.
Por edhe incidentet nuk munguan. Përplasje fizike u shënuar në qendrën e votimit numër 2858 pranë ambulancës, që i përket KZAZ-së nr. 56 mes komisionerëve të PD dhe PS. Sipas komisionerëve të pranishëm, komisionerët e PD janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve. Kandidati për deputet i PD Saimir Korreshi reagoi në lidhje me këtë rast.
Më herët nga selia e PS në Fier, kanditja për deputete Kiduina Zaka, në një deklaratë akuzoi PD-në se po organizonte një aksion për të për të prishur procesin zgjedhor.
Procesi i votimit në të gjitha qendrat u mbyll në orën 19:00. Më pas materialet u dorëzuan pranë KZAZ-ve.