1 në 16 punonjës në të gjithë vendin sipas kontrolleve të Inspektoratit Shtetëror të Punës rezulton të jetë i huaj.

Nevoja e bizneseve shqiptare për të plotësuar boshllëqet në punësim është vështirësuar ndërkohë importimi nga vendet e treta po rezulton i pasuksesshëm sipas agjencive të punësimit, se më shumë bizneseve shfaqen të pakënaqura për shkak të punonjësve të pakualifikuar.

Vitin e kaluar sipas Inspektoratit Shtetëror i Punës nga rreth 200 mijë vende pune të inspektuara në të gjithë vendin, janë evidentuar 12 mijë e 500 të huaj. Janë punonjësit nga Egjipti, Pakistani, Filipinet dhe India që kanë rritur kërkesat për t’u punësuar në Shqipëri? Por sa i shërbejnë tregun shqiptar?

Teksa bizneset shqiptare shprehen të pakënaqura nga të huajt e pakualifikuar, a po përdoret Shqipëria si një trampolinë drejt vendeve të tjera?

Mungesa e punonjësve e ka kthyer tashmë administratorin e biznesit nga pronar në punëtor. Sipas INSTAT 51 % e bizneseve në vend vuajnë mungesën e stafit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds