Gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit 2025 u zhvillua sonte në Bazel të Zvicrës, ku disa nga garuesit më të njohur të këtij viti konkurruan për një vend në finalen e madhe.

Vendet që garuan në gjysmëfinalen e sotme ishin Shqipëria, Islanda, Polonia, Portugalia, Suedia, Ukraina, Estonia, Norvegjia, Belgjika, Sllovenia, San Marino, Azerbajxhani, Qipro, Kroacia dhe Holanda.

Zvicrës i është garantuar një vend në Finalën e Madhe si fituese e vitit të kaluar, ashtu si Italia dhe Spanja, të dyja në mesin e vendeve të “Big Five”. Ngjarja u mbajt pasi pamjet e provave të konkursit u zbuluan në internet. Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet të enjten më 15 maj.

Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” kaluan në finalen e madhe vetëm disa minuta më parë. Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel. Vendet që kaluan në finale janë Shqipëria, Islanda, Polonia, Portugalia, Suedia, Ukraina, Estonia, Norvegjia, San Marino dhe Holanda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *