Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në burgun e Fushë- Krujës.
Dyshohet se lënda plasëse është hedhur pranë gjeneratorit që ndodhej në rrethimin e jashtëm të burgut, ndërsa shpërthimi është ndjerë rreth 5 kilometra larg vendngjarjes.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se lënda eksplozive që ishte hedhur te gjeneratori ka qenë artizanale, e krijuar me nitrat. Pas një telefonate në sallën operative në Drejtorinë e Policisë së Tiranës që raportonte për shpërthimin, drejt IEVP Fushë-Krujë janë nisur edhe oficerë policie nga kryeqyteti, të cilët kanë konstatuar se nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë të instaluara në ambientet e IEVP Fushë-Krujë, për të parë çdo lëvizje që është kryer përreth perimetrit të burgut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds