Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur lagjen ‘Kadri Qystri’ mbrëmjen e djeshme, fatmirësisht duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Burime nga policia pohojnë se lënda plasëse, e dyshuar tritol është vendosur në qepenin e një banesë private.
Tritoli dyshohet se është hedhur nga autorët në ecje e sipër dhe qëllimi ka qenë shantazhi me gjasa për gjobëvënie. Në pyetje është marrë pronari i banesës, dëshmia e të cilit nuk ka ndihmuar grupin hetimor që të zbardhë ngjarjen. Burimet pohojnë se ai ka mohuar se ka konflikte me persona të tjerë.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të ndjekur lëvizjen e autorëve, ndërsa errësira dhe moti i keq gjatë mbrëmjes së të hënës vështirësojnë edhe më tej identifikimin e tyre.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”juSRTHoYPEs”]
