Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një depo gazi në zonën e Prenestinos, duke shkaktuar panik dhe duke tronditur disa lagje të Romës.

Zhurma u dëgjua në një distancë të madhe dhe shqetësoi banorët e kryeqytetit italian. Sipas të dhënave paraprake nga zjarrfikësit, ngjarja ndodhi pak pas orës 08:00 të mëngjesit.

Shkaku i shpërthimit dyshohet të jetë shkëputja e një pompe nga një rezervuar që furnizonte rrjetin e shpërndarjes së gazit. Pas shpërthimit, një shtëllungë e dendur tymi u ngrit në ajër dhe ishte e dukshme nga zona të shumta të qytetit.

Ngjarja ka shkaktuar lëndime te disa pjesëtarë të forcave të sigurisë. Tetë efektivë policie dhe një zjarrfikës kanë pësuar plagë si pasojë e incidentit.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të shpërthimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds