Sali Berisha ka vijuar me denoncimet për atë që e cilëson si farsë elektorale në zgjedhjet e fundit. Në një deklaratë për mediat, ai akuzoi se pas manipulimeve që kanë ndodhur më 11 maj, disa individë po shpërblehen me leje ndërtimi për kulla, duke përmendur konkretisht zonën pranë stadiumit “Niko Dovana” në Durrës.
Berisha publikoi pamje dhe dokumente që sipas tij tregojnë qartë mënyrën se si janë manipuluar votat, duke përmendur praktika si “Treni Bullgar”, patronazhistë që votojnë në vend të qytetarëve dhe fletë votimi që dalin nga dhoma e fshehtë për të ricikluar votimin në qendra të tjera.
Ai tha se kutitë e votimit janë manipuluar në masë dhe fletët janë mangët në rezultatet zyrtare, duke sjellë si shembull raste nga Elbasani dhe Durrësi.
Sali Berisha: Tani vazhdojmë pjesën tjetër sepse mbrojtja, denoncimi i farsës elektorale kërkon që të bëhet publik mundësisht çdo fakt, çdo dokument i dhunimit.
Tani, urdhëro komisioneri me fletë votimi mbrapa, shikojeni…
Urdhëro çfarë bën me të.
Urdhëroni, del jashtë qendrës, jep fletën e votimit sepse duhet të realizojë Trenin Bullgar.
E nxjerr fletën e votimit, ia jep kryetarit, më pas e hedh përsëri në kutinë e votimit. Këta bëjnë ç’të duan me fletën e votimit.
Patronazhisti i shoqëron votuesit në dhomën e fshehtë dhe voton për ta. Ata futen formalisht, sikur të jenë manekinë.
Edhe këtu nxirret fleta e votimit jashtë për të krijuar karuzelin apo Trenin Bullgar.
Ja me fletë del ai. Tani kthehet prapë.
Me qindra kuti janë me një fletë votimi mangët, çka është dukuria absolute e karuzelit apo Trenit Bullgar.
Edhe në tabelën e rezultateve del mangët fleta e votimit.
Në Plangaricë, Elbasan.
Pra, në çdo qendër votimi, dokumentohen elementë të pakundërshtueshëm të farsës elektorale.