Në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare të pushtetit dhe ato në opozitë po e shënojnë 23 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit të ndara dhe me akuza ndaj njëra tjetrës për mënyrën e zbatimit të saj.
Në të vërtetë, marrëveshja që i dha fund konfliktit të armatosur midis kryengritësve shqiptarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave ushtarake e policore maqedonase dhe solli paqen e brishtë në vitin 2001, duhej zbatuar deri në vitin 2004, por edhe pas 23 vjetësh nga nënshkrimi i saj, ende ka ankesa se ky dokument nuk po zë vend në praktikë në të gjitha fushat.
Ali Ahmeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili atë kohë ishte drejtues politik dhe ushtarak i ish-Ushtrisë Çlitimtare Kombëtare dhe bashkërendonte qëndrimet me drejtuesit e politikës shqiptarë në bisedime, sot ka përshtypjen se pushteti po heq dorë nga Marrëveshja e Ohrit, për shkak të heqjes së atij që njihet si balansues dhe që synonte sistemimin e nëpunësve në adminstratën shtetërore sipas përkatësisë etnike në bazë të përqindjes së popullatës dhe për shkak të emërimit për ministër të Marrëdhënieve me Komunitetet të një pjesëtari të komunitetit serb i dyshuar për afërsinë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe me shërbimet inteligjente serbe e ruse:
Fronti Evropian, ku bën pjesë edhe krahu i Aleancës për Shqiptarët i zotit Ziadin Sela, vlerëson se në vend po bëhen përpjekje për rrënimin e paqes që e arriti Marrëveshja e Ohrit:
Fronti Evropian me kalimin në opozitë, synon ndryshimin e sistemit shtetëror dhe bërjen sipas modelit të Belgjikës, Irlandës Veriore dhe Zvicrës.
Partitë e Frontit Evropian me BDI-në në krye nuk pranuan të bëheshin pjesë e shënimit të përvjetorit të kësaj ngjarjeje të organizuar nga qeveria.
Marrëveshja e Ohrit qe eshte nënshkruar dhe nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, ambasadori James Pardew si i dërguar i Shteteve të Bashkuara dhe François Leotard, i dërguar i Bashkimit Evropian.
Megjithatë, partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut në veçanti vazhdojnë ta shikojnë komunitetin ndërkombëtar si garantuesin kryesor të realizimit të marrëveshjes