Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u prit në mënyrë të pazakontë në takimin elektoral në Kuçovë.
Grupi i muzikës popullore të jugut “Bilbilat e Vrionit”, i dedikuan Kryetarit të Partisë Demokratike një këngë me motive popullore, ku ndër të tjera përmendej edhe drejtuesi i fushatës së PD-së, Lacivita.