Sot në palestrën e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” u luajt ndeshja finale e kampionatit të 9-të të basketbollit për djem, i cili ka disa ditë që ka nisur, midis shkollave 9-vjeçare të Bashkisë Lushnjë.
Ky kampionat vjen si vazhdimësi e aktiviteteve kulturore- artistike-sportive dhe shkencore që Qendra Kulturorë e Fëmijëve Lushnjë ka në programin e saj përgjatë vitit arsimor 2023-2024.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Zyrën Vendore të Asimit Parauniversitar dhe si gjithnjë mbështetësja kryesore është Bashkia Lushnjë.
Fituese e kampionatit doli shkolla ‘Kongresi i Lushnjës”
Në fund u shpërndanë çertifikata për finalistët.
Nxënësi Senajd Beqiri u zgjodh lojtari më i miri i kampionatit, ndërsa koshashënuesi më i mirë nxënësi Gean Hoxha.
Mësuesja e Edukimit Fizik Aida Kaido falenderoi nxënësit dhe tha se shkolla “Kongresi” edhe pse nuk ka tabela basketbolli arriti të fitojë kampionatin
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”e4nV6jDiGiE”]
