Shkolla jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” ka hapur dyert dhe ka mirëpritur nxënësit në këtë vit të ri shkollor. Zërat e gëzuar të femijëve me lule në duar për mësuesit e tyre dhe të prindërve mbushën ambientet e shkollës. Emocione të veçanta kanë fëmijët e klasave të para që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Mësuese Laureta i ka pritur vogëlushët me surpriza të vogla, të bukura posaçërisht për ta. Në këtë atmosferë festive drejtoria dhe stafi arsimor i shkollës uruan nxënësit dhe prindërit për një vit të sukseshëm mësimor.
