Shkolla jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” konkuroi në fazën e dytë të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe i cili u zhvillua mes nxënësve të 4 shkollave 9 vjeçare të bashkisë Lushnjë. Shkolla jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” fitoi 90 pikë nga 100 të mundshme duke u renditur në vendin e parë deri tani, pasi ka marrë më shumë pikë se shkollat e tjera. Nesër do të konkurojnë edhe 4 shkollat e fundit. Ky konkurs ka një javë që ka filluar duke përfshirë të gjitha shkollat publike dhe jopublike të bashkisë Lushnjë. Konkursi një iniciativë e rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe zgjati dy orë.

Nxënësit u pritën me entuziazmin e merituar nga shokët e tyre të shkollës dhe nga stafi i mësuesve të cilët punojnë me përkushtim që nxënësit e shkollës  “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” të arrijnë rezultate të larta,

Faza e parë e Konkursit kombëtar të Gjuhës Shqipe ishte mes klasave brenda së njëjtës shkollë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *