Situata e krijuar së fundi në kompaninë “Bankers Petroleum”dhe grevat e punonjësve zbehën për këtë vit të ri shkollor 2025- 2026, interesin e nxënësve të arsimit profesional në Fier në degën e naftës,  duke bërë që pas 7 vitesh fluks , këtë vit të mos hapet si degë për mungesë numrash. Sipas Drejtores së shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”, Arta Leka, interesi për degët e tjera të arsimit  profesional në Fier sa vjen dhe shtohet, me një rritje të numrit të nxënësve të regjistruar në klasat e 10- ta, që arrin në 205, me degët më të preferuara shërbim mjetesh transporti, Tik, Elektroteknik , Termohidraulik, Mekanikë etj.

Vetë nxënësit thonë se i kanë zgjedhur me dëshirë degët që frekuentojnë, pasi i shohin si një mundësi të mirë për një të ardhme të sigurt në tregun e punës si brenda , ashtu edhe jashtë vendit.

Sot kjo shkollë numëron 710 nxënës nga 640 të regjistruar një vit më parë , kryesisht nga Fieri, Patosi , Roskoveci dhe Mallakastra  ndërkohë që për të zhvilluar orët praktike , shkolla profesionale bashkëpunon me dhjetra biznese në qarkun e Fierit që kanë bërë të mundur vetëm gjatë vitit të kaluar punësimin e 80% të diplomuarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *