Dyshohet se 68 vjeçari Zef Paloka ka tentuar të përdhunojë të renë. Për vetëmbrojtje 21-vjeçarja me iniciale N.N., e ka goditur disa herë me thikë në bark. Si pasojë, Paloka ndodhet në spitalin e Shkodrës që prej mbrëmjes së djeshme dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë së Vendoreve të Shkodrës dhe Komisariatit të Vaut të Dejës, bëjnë arrestimin në flagrancë të 21-vjeçares, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Sipas policisë ajo e ka goditur me thikë Zef Palokën për motive të dobëta, ndërsa iu sekuestrua thika me të cilën kreu plagosjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së parë të Shkallës Parë të Juridiksionit të Shkodrës së Përgjithshme, për të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds