Dy 19-vjeçarë nga fshati Koplik i Sipërm janë arrestuar në flagrancë nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, nën dyshimet për një rast të rëndë shfrytëzimi të miturash për prostitucion dhe mbajtje të lëndëve narkotike.

Sipas hetimeve disa javore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, të rinjtë Skendi Cubaj dhe Algeos Kekaj dyshohet se shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy vajza të mitura, përkatësisht 16 dhe 14 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik ndaj Algeos Kekaj, policia i gjeti një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar si kanabis, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti vijojnë, ndërkohë që materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Shkodrës për veprat penale: “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds