Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se në lokalin e tij shiste kokainë. Pas hekurave ra shtetasi Leonardo Përkoxha.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj rasteve të shitjes së lëndëve narkotike. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një shtetas që shiste lëndë narkotike kokainë në ambientet e lokalit të tij. Sekuestrohen sasi të lëndës narkotike kokainë, të ndara në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike në lokalin e tij në qytetin e Bulqizës, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në këtë ambient.

Gjatë kontrollit fizik dhe në ambientet e lokalit të këtij shtetasi, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. P., 20 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds