Prurjet e lumit Vjosa në fshatin Kashisht në Fier, kanë arritur në pikën kritike. Sipas banoréve nga mëngjesi i sotëm e deri në mesditë niveli është rritur mbi 1 metër duke u kthyer në rrezik real për përmbytjen e tokave bujqësore. Me këtë intensitet prurjesh rreziku për të dal nga shtrati ěshtë tepër i madh thonë ata ndërsa theksojnë se një nivel të tillë uji nuk e kanë parë prej 4 vitesh.
Jemi të frikësuar thonë banorët pasi lumi ka vite që nuk ka shkaktuar probleme në zonë, teksa janë duke monitoruar të alarmuar orë pas ore situatën. Ndërkohë vendimtare mbeten orët e pasdites ku pritet të ketë reshje me intensitet të lartë dhe prurje të mëdha që mund të krijojnë situata problematike. Sipas administratorit të njësisë administrative Frakull, Emiljano Braka , banorët janë njoftuar që në orët e para të mëngjesit, për rrezikun e përmbytjeve ndërsa ka theksuar se nëse lumi do të dilte nga shtrati , dëmet që do tu shkaktoheshin fermerëve do të ishin kolosale.
Ndërkohë fermerët janë duke monitoruar të alarmuar situatën në terren . Një prej tyre pohon se Vjosa nëse del nga shtrati është një përbindësh i vërtetë. “ Ne kemi përvojë të hidhur nga përmbytjet e mëparshme thotë ai, ku jo vetëm u dëmtuam , por as nuk u dëmshpërblyem asnjëherë. I lutemi Zotit të mos ketë përmbytje , pasi do na duheshin dy vite të marrim veten “
