Pas disa ditësh përballje me flakët, reshjet e shiut që ranë pas mesnatës në zonën e Drenovës kanë ndihmuar ndjeshëm në shuarjen e disa prej vatrave të zjarrit, veçanërisht në ato zona ku ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Aktualisht vatrat aktive janë me intensitet të ulët dhe situata paraqitet nën kontroll.
Forcat zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile vijojnë të monitorojnë zonën për të shmangur rindezjen e flakëve.