Në ambientet e muzeut historik u hap Panairi i Punësimit dhe Studimit, ku u mblodhën rreth 15 kompani, organizata, institucione publike dhe private, të cilët prezantuan për të rinjtë mundësi konkrete punësimi apo praktikë profesionale.

Përfaqësuesja e stafit organizues të panairit Esmeralda Reçi tregoi rëndësinë e pjesëmarrjes së institucioneve shtetërore dhe private sidomos për maturantët.

Ndërkohë  Specialistja e Burimeve Njerëzore pranë bashkisë Kamela Jaçellari foli për shërbimin e ri në bashki, Zyra e Këshillimit të Karrierës që ofron informim dhe këshillim të rinjve të cilët kanë dyshime për të zgjedhur  rrugën për të ardhmen e tyre.

Gjithashtu  Herda Paço specialiste tek Qendra e Kurseve Profesionale Fier tregon bashkëpunimin e ngushtë me Zyrën e Punës në Lushnjë dhe kurset që zhvillohen në këtë qendër për profesione shumë të kërkuara në tregun e punës.

Panairi i Punësimit dhe Studimit u vizitua nga të rinj të shumtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds