Shefi i Forcave të Armatosura të Ugandës, Muhoozi Kainerugaba i cili është gjithashtu djali i Presidentit Yoweri Museveni, ka kërkuar 1 miliard dollarë nga Turqia dhe “gruan më të bukur” si grua të tij. Kainerugaba pretendoi se kontributi i Ugandës në përpjekjet rajonale të sigurisë nuk ishte njohur dhe se duhej të merrte kompensim financiar.

Ai gjithashtu ka kërcënuar të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Turqinë dhe të mbyllë ambasadën e saj në Kampala brenda 30 ditësh nëse kërkesat e tij nuk plotësohen. Kainerugaba nuk ndalet me kaq. Gjithashtu ai bëri edhe një kërkesë të veçantë e kontraverse, duke i kërkuar Turqisë të dorëzonte “gruan më të bukur në vend”, duke thënë se do të martohej me të.

Në një seri postimesh në X, Kainerugaba akuzoi Turqinë se po përfiton nga projektet e biznesit dhe infrastrukturës në Somali, duke përfshirë portet dhe aeroportet në kryeqytet, Mogadishu. Ai pohoi se, ndërsa Turqia po nxirrte fitime nga këto projekte, Uganda kishte mbajtur një përgjegjësi të rëndë sigurie për shumë vite.

Uganda ka vendosur trupa në Somali për gati dy dekada si pjesë e misioneve të Bashkimit Afrikan, kryesisht për të luftuar grupin militant Al-Shabaab, i cili është i lidhur me Al-Kaedën.

Shefi i Forcave të Armatosura të Ugandës, Muhoozi Kainerugaba se shteti i tij duhet të marrë 1 miliard dollarë nga Turqia si “dividend sigurie”. “Për Turqinë, është një marrëveshje shumë e thjeshtë… Ose na paguajnë, ose unë e mbyll ambasadën e tyre këtu. Ata mund të na kthejnë dhe të mbyllin edhe ambasadën tonë në Turqi. S’ka problem”, thuhet në postimet e tij në X.

Më tej ai këshillon ugandasit të shmangin udhëtimet për në Turqi për arsye sigurie, ndërsa njëkohësisht shprehu mbështetje për Izraelin, duke shtuar: “Jam gati të dërgoj 100,000 ushtarë ugandezë në Izrael, nën komandën time, për të mbrojtur Tokën e Shenjtë – tokën e Jezu Krishtit, Perëndisë tonë”.

Kjo nuk është hera e parë që Kainerugaba bën deklarata të pazakonta.

Në tetor 2022, ai tha publikisht se ishte i gatshëm të ofronte 100 lopë Ankole, të cilat i përshkroi si “lopët më të bukura në Tokë”, në këmbim të dorës së kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds