Zyhra Korra, 44-vjeçe që shantazhonte përmes rrjeteve sociale një 39-vjeçare. 

Korra, kërcënonte dhe shantazhonte përmes rrjeteve sociale 39-vjeçaren nga Saranda me arsyen se do të raportonte pranë autoriteteve greke se 39-vjeçarja nuk kishte dokumenta të rregullta.

Fillimisht 39-vjeçarja nga Saranda i kishte dhënë Korrës 5 mijë euro. Por, nuk mjaftoi me kaq pasi 44-vjeçarja Zyrha Korra i kërkonte sërish 50 mijë euro, duke e kërcënuar se do ta denonconte pranë autoriteteve greke rastin e saj dhe si pasojë do ti digjeshin dokumentat e qëndrimit në shtetin grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *