Serbia dhe Bosnjë – Hercegovina refuzuan të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët me 11 përfaqësuesit e shteteve të tjera të europës juglindore, që u pritën në Tiranë nga presidenti i republikës, Bajram Begaj. Në samit, shumica e vendeve pjesëmarrëse ranë dakord se çështja e sanksioneve të vendosura nga Kosovës, është e padrejtë, teksa presidentja Vjosa Osmani në fjalën e saj bëri thirrje edhe për dhënien e statusit të vendit kandidat. Tensionet në Lindjen e Mesme ishin në mënyrë të pashmangshme pjesë e diskutimeve. Shqipëria i bëri thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore e balistike. Sinkron Begaj: “Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit për sigurinë dhe mbrojtjen qytetarëve të vet. Po ashtu i bëjmë thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore e balistike dhe të përmbushë detyrimet e tij në përputhje me ligjin ndërkombëtar përfshi Traktatin për mos përhapjen e armëve bërthamore. Shqipëria i bën thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale dhe përpjekje diplomatike për të shtensionuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.” Sa i takon procesit të integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Europian, presidentja maqedonase kërkoi respect reciprok teksa homologu i saj bullgar iu përgjigj se nuk bëhet fjalë për ndalim të procesit të një vendi fqinj, por kërkesa për shtetin e së drejtës prevalon mbi çdo gjë. DUBLIM Presidentja e Maqedonisë së Veriut: “Ne nuk duhet të bëhemi një periferi gjeo-ekonomike, na duhet bashkëpunim sepse në këtë mënyrë do të ndërtojmë një rajon më konkurrues. Nuk mund të presim që të respektohemi nëse nuk respektojmë njëri tjetrin. DUBLIM Presidenti Bullgar: “Ne nuk po flasim për një veto, zgjatje apo ndalim të procesit të një vendi fqinj, por gjithëkush e kupton që nga konsensusi europian i 92, ne flasim për sfidat e brendshme, shtetin e së drejtës. Dua t’ju garantoj ju që Bullgaria është shteti më i afërt dhe ka dëshirën për të shtrirë dhe për të qënë ndihmë që shoqëria juaj dhe shteti të trajtojë sfidat në mënyrë më të shpejtë dhe të zbatojë kriteret e Kopenhagenit dhe këtu bazohet miqësia.” Presidenti Bajram Begaj nënvizoi ambicien për integrimin e vendit në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds