Vijon gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.
Pas kërkesës së Veliajt, i cili një ditë më parë kërkoi largimin e Valentina Teodoreskut nga mbrojtja, në seancën paraprake, avokatja falas nga shteti tha se “nuk i kishte dalë koha ta takonte Veliajn dhe se ajo ka fuqi ligjore për ta mbrojtur”.
Madje, Teodoresku kujtoi se për gati një orë e kishte pritur taksinë.
Seanca paraprake po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe, siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Erion Veliaj është i pranishëm në proces.
