Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin “The End”, duke arrestuar një 26-vjeçar nga Saranda, L. M., i cili mashtronte biznese duke u paraqitur si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave dhe institucioneve të tjera.
Ai u kap në flagrancë teksa mori 56 000 lekë nga një qytetar, ndërsa hetimet kanë treguar se ka mashtruar 35 biznese në qytete të ndryshme si Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Himarë, Orikum, Fier dhe Berat, duke marrë shuma që varionin nga 200 deri në 600 euro.
Materialet e mbledhura iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. Policia falënderon qytetarët që raportuan rastet dhe u bën thirrje të vazhdojnë të denoncojnë çdo shkelje të ligjit.
