Nga muaji qershor  deri në korrik 2025 qytetarët shqiptarë kanë konsumuar salmon të kontaminuar me bakterin e rrezikshëm “Listeria monocytogenes”.

Kjo është foto e produktit

ALARM NË TRYEZË/ Salmon i infektuar nga Serbia në supermarketet

Ky bakter shkakton infeksion serioz, simptomat e të cilit janë:

– Temperaturë të lartë;

– dhimbje koke;

– marrje mendsh;

– humbje ekuilibri;

– ndërsa te gratë shtatzëna mund të shkaktojë lindje të parakohshme, ose infeksion të rëndë te foshnja.

Burime për Ora News bëjnë me dije se sasia e salmonit të tymosur e importuar në vendin tonë është 1040 copë dhe është shitur kryesisht në supermarkete.

Ky produkt është importuar nga Serbia dhe është tregtuar në pako prej 50 gramë, 100 gramë, 200 gramë dhe 300 gramë.

Pas njoftimit për prezencën e bakterit “Listeria monocytogenes” në salmon është bërë  tërheqja nga tregu e produktit, megjithëse sasia më e madhe e salmonit, e cila ka qenë me datë skadence 6.7.2025- 3.8.2025, është konsumuar nga qytetarët shqiptarë.

Teksa super-marketet njoftojnë qytetarët që të kthejnë produktin nëse nuk e kanë konsumuar ende AKU hesht.

Edhe pse e ka detyrim ligjor publikimin e këtij informacioni për konsumatorët AKU nuk ka bërë asnjë njoftim.

Me sa duket konsumimi i produkteve me kupon tatimor është po aq i rrezikshëm sa konsumimi i atyre pa kupon tatimor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds