Të ardhmen e kësaj lëvizjeje të re brenda Partisë Demokratike e shoh fituese, u shpreh në prononcimin për mediat nga Fieri ish deputeti Ervin Salianji. Sot Partia demokratike ka më shumë  gjallëri, konkurencë , kemi arritur që fale tronditjes së  PD pas takimeve entuziaste të ketë më shumë protesta dhe i gjithë lidershipi i opozitës sot është në terren, ka thënë Salianji.

Në Fier duhen afruar të gjithë demokratët e zhgënjyer e të pakënaqur ka apeluar Salianji , çka ka bërë që Partia Demokratike në Fier sot te jetë pothuajse inekzistente dhe e ndarë në shumé fraksione. Salianji theksoi se lëvizja e tij politike i shërben vetëm Partisë Demokratike, ndërsa status-quoja favorizon vetëm mazhorancën. 

Ndërkohë Salianji është shprehur i vendosur për ti shkuar deri në fund qëllimit të kësaj force politike , pavarësisht kundërshtive brenda kupolës së PD- së. Më herët në takimin me simpatizantët demokratë në sallën e tejmbushur  Salianji ka theksuar se drejtuesit nuk i kanë bërë mirë llogaritë duke treguar përralla prej 13 vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *