Gjatë bashkëbisedimit, Berisha u shpreh se Shqipëria po rrëshqet drejt një “narko-shteti” dhe theksoi se qeveria aktuale nuk po bën përparim në integrimin europian.
Ai tha se opozita do të vazhdojë të luftojë për një Shqipëri demokratike dhe të lirë, dhe bëri thirrje që qytetarët të jenë aktivë dhe të përfshihen në përpjekjet për ndryshim politik.
Berisha gjithashtu foli për mbështetjen që opozita ka marrë nga partitë e djathta europiane dhe për vendosmërinë e tij dhe të bashkëpunëtorëve për të ndërtuar një alternativë të fortë ndaj qeverisë aktuale.
