Deputeti Saimir Korreshi u përplas me Gardën e Kuvendit, pasi nuk hoqi xhupin për ta kaluar në skaner.

Në vend të kësaj deputeti i opozitës u shtri në skaner, për të kaluar bashkë me atë. Garda nuk e lejoi, duke i thënë se e kapin rrezet e skanerit. I pranishëm ishte edhe deputeti Dashnor Sula, i cili jepte komente.

Sula: Shikoni si kontrollohet deputeti.

Korreshi shtrihet në skaner.

Garda: Nuk lejohet, të kapin rrezet.

Sula: Po te dhimbset deputeti ty, nuk të dhimbset deputeti ty jo.

Korreshi: A do të më kontrollosh?

Garda: Nuk lejohet është vetëm për sende.

Korreshi: Ore dua të kaloj këtu, nuk e heq xhupin unë. Lëre rrezet, më fut këtu meqë paske dyshime që unë kam gjëra.

Sula: Provoje a ka gjë apo jo.

Korreshi: Hape pra. A do të më kontrollosh? Hajde të futem unë këtu po pate dyshime.

Seanca e sotme plenare nisi sërish mes kaosit dhe tymuesve nga deputetët e opozitës që arritën të futeshin brenda Kuvendit. Të tjerët që ngelën jashtë tentuan të bllokojnë deputetë të mazhorancës të mos futen brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds