Rruga Riza Kaposhi në lagjen Kadri Qystri është lënë në harresë nga Bashkia Lushnjë.
Në këtë rrugë e cila ndodhet jo shumë larg nga qëndra e qytetit prej shumë vitesh nuk është vënë dorë për tu rikonstuktuar.Mjaftojnë pak reshje shiu dhe kjo lagje të bëhet e pa kalueshme normalisht nga gropat e shumta të mbushura me ujë ,balta dhe ujërat e zeza të cilët lundrojnë mes për mes.
Banorët shprehen të indinjuar se vetëm premtime kanë marrë nga bashkia dhe se situate e tyre për të kaluar në këtë rrugë është shumë e vështirë,sidomos kur reshjet e shiut janë të shpeshta,uji futet nëpër banesa.
Banorët po ashtu theksojnë se kjo situatë ndodhet prej vitesh dhe është shumë shqetësuese sepse lëvizja në këtë rrugë është tepër e vështirë.
Të gjithë këto ujëra që rrjedhin të lirë nga pjesët kodritore bwhen shkak dhe për përmbytjet në rrugët kryesore të qytetit .
