Aksi rrugor nacional Fier – Patos 8 km i gjatë ka një zonë të errët e cila është kthyer në makth për shoferët, pasi ndodhin shumë aksidente me pasojë plagosje të rënda por edhe me vdekje.
Pjesa rrugore sapo kalon “Kthesën e Mbyetit” dhe deri tek “Kthesa e Patosit” afërsisht 1.5 km e gjatë është pa ndiçim, pa sinjalistikë, rrugë e drejtë ku drejtues mjetesh abuzojnë e rrisin shpejtësinë duke u bërë protagonistë të disa aksidenteve rrugore me plagosje të rënda edhe me vdekje.
Drejtuesit e mjeteve thonë se duhet ndërhyrje e menjëhershme prej autoriteteve për ndriçim dhe sinjalistikë.
Pjesa “Kthesa e Mbyetit” – “Kthesa e Patosit” nga qytetarët quhet ndryshe edhe rruga e vdekjes e kjo për shkak të aksidenteve të shumta me pasoja tragjike që kanë ndodhur. Vetëm një javë më parë u përplasën dy mjete dhe u plagosën 5 shtetas.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”cS9OG9ML1_8″]
