Zv.kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë pamjet nga rruga e re Elbasan – Qafë Thanë.
Punimet vijojnë në këtë aks shkruan Balluku, duke thënë se tashmë në fazën II janë përfunduar 70% e punimeve.
“Rruga e re Elbasan – Qafë Thanë po merr formë dita-ditës! Në fazën II janë përfunduar 70% e punimeve.
Nënkalimi i hekurudhës dhe mbikalimi automobilistik tashmë janë ndërtuar.
Ndërkohë po ecim me ritme të shpejta në formimin e trupit të rrugës. 80% e trasesë është hapur dhe po punohet me shtresat rrugore, ku ka përfunduar aplikimi i konglomeratit bituminoz dhe binderit”, shkruan ajo.
