Dyfishimi i çmimit të pesticideve dhe plehrave kimike ka vénë né véshtirësi të mëdha fermerët e Varibopit në njësinë administrative  Cakran. Në këtë periudhé të krasitjes dhe plehërimit të ullinjve ata pohojnë se krahasuar me vitin e mëparshëm Dapi dhe Ureja nga 40 mijë lekë të vjetra për kuintalë ka arritur në mbi 70 mijë lekë duke e bërë situatën té papërballueshme për fermerët. Ata pohojnë gjithashtu se për shkak të lagështirës së madhe në këtë sezon ullinjtë kanë nevojé të spërkaten dy deri në tre herë , por me këto çmime është e pamundur.

Ata pohojnë gjithashtu se për shkak të çmimeve tepër të larta të pesticideve dhe mungesës së fuqisë punëtore shumë fermerë të Varibopit i kanë braktisur tokat e mbjella me ullinj , duke i lënë pa vjelë , pa plehëruar dhe pa krasitur.

Fermerët e kësaj zone e kanë të bazuar ekonominë e tyre familjare te kultura e ullirit dhe dështimi me të i çon pashmangshmërisht drejt falimentimit. Ata apelojnë njëzëri për ndihmë nga shteti teksa theksojnë se nuk kanë përfituar asnjëherë subvencione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds